Uji Dea

Eja bojmë Pazar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Nijazi Kastrati -Satirike-

Po të pres në kafe
Eja bisedojmë
Për punë të kuvendit
Se si ta vazhdojmë

Eja ore burrë
Eja bëjmë pazar
A don të bëj ministër
Apo kryetar

Eja të lutem shumë
Se kemi mbetë pykë
Problem kryesor
Është veç dada Hykë

-Sa për daden Hykë
Ndihmë mos më kërko
E për dadat tjera
Besen po ta dho

Hidromorava

-Ah more burrë i mirë
Mos më shtin n’bela
Se si dada Hykë
Tjetër askund s’ka

Ngritni ato duar
Se askund s’u dhem
Mjaft më me inate
Ta bëjmë këtë kuvend

Po more shoku po
Vërtetë mirë e ke
Por s’po mund t`i harroj
Fjalët që mi the

-Hajde bre pashë nderin
Se pykë kemi mbetë
Ulne kokën poshtë
Gishtat qoj përpjetë

-Mos më ngushto shoq
Se s’muj me t’ndihmu
Ndoshta është ma mirë
Në zgjedhje me shku!