UBT

Në Viti mbahet seanca e dhjetë e Kuvendit Komunal, aprovohen disa vendime dhe propozime të rëndësishme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Sot Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e dhjetë të rregullt. Me këtë rast fillimisht kryesuesi i kuvendit Bekim Azizi, i ka njoftuar të pranishmit lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të fundit të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë.

Në këtë seancë këshilltarët komunal janë furnizuar me laptop nga Komuna e Vitisë, me qëllim që ata të mund të shfrytëzojnë materialin elektronik dhe të mos shpenzohet para në shumëzimin e dokumenteve për çdo mbledhje. Përndryshe në këtë seancë, pas pyetjeve të parashtruara nga anëtarët e këtij Kuvendi dhe përgjigjen e marrë nga ekzekutivi, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika:

Propozim rregullorja për ndryshim plotësimin e Rregullores me Nr.01-110/05-1057, të datës 29.09.2022 për taksa, ngarkesa dhe gjoba. Propozim vendimi për aprovimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal 2022-2026. Propozim për krijimin e kodeve të ri për projektet me perticipim.

Fundamenti

Propozim vendimi për shpalljen në konsultim publik të draft Rregullores për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të komunës.

Ndërkaq, jashtë rendit të ditës por me pajtimin e shumicës së këshilltarëve komunal u shqyrtua edhe propozim vendimi për Planin Komunal të Veprimit për Energji dhe Klimë 2022-2030.

Poashtu në këtë seancë u dha edhe një informatë rreth aktiviteteve të organizuara gjatë muajit tetor, në luftën kundër kancerit të gjirit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.