Fundamenti

Haliti viziton punimet në dy objekte publike në Viti

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të projekteve të shumta që po realizohen në territorin komunës së Vitisë, kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ka vizituar punimet që po bëhen në dy objekte publike në qytetin e Vitisë dhe atë në objektit të banimit social dhe të objektit tjetër që gjendet afër shkollës fillore “Bafti Haxhiu” në Viti.

Bëhet me dije se këto punime janë në kuadër të projektit nga Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) dhe kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët që jetojnë në këto objekte, duke rritur efikasitetin energjetik të tyre.

Hidromorava

Haliti, gjatë vizitës, ka shprehur angazhimin e tij për përmirësimin e kushteve të jetesës për qytetarët dhe mbështetjen e vazhdueshme të projekteve që ndikojnë në zhvillimin dhe mirëqenien e tyre.

Përndryshe komuna e Vitisë llogaritet ndër komunat që është përfituese më e madhe e projektit të FKEE-së dhe në kuadër të këtij projekti janë duke u realizuar punime të shumta në objektet publike të kësaj komune./rajonipress/