UBT

Komuna e Vitisë furnizohet me tri vetura të reja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Viti – Komuna e Vitisë, është furnizuar sot me tri vetura të reja, të cilat do të shërbejnë për përmbushjen e nevojave të institucioneve komunale.

Blerja e këtyre veturave është bërë me buxhetin komunal dhe atë pasi që veturat e deritanishme ishin të vjetruar për shkak të amortizimit dhe kishin kryesisht kosto të lartë të mirëmbajtjes.

Eco Higjiena

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte i pranishëm në pranimin e këtyre automjeteve, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e shërbimeve publike dhe përmbushjen e detyrave administrative./rajonipress/