FIDANISHTJA

Në Viti mbahet debati publik për draft kodin e etikës për zyrtarët e kësaj komune

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Sot në Viti, u mbajt një debati publik mbi draft kodin e etikës për zyrtarët e komunës së Vitisë, një dokument kyç që përcakton standardet e sjelljes dhe përgjegjësive etike për ata që ushtrojnë funksione publike në administratën komunale.

Zyrtarja komunale, Ibadete Hyseni, e cila bëri prezantimin e këtij draft dokumenti, theksoi rëndësinë e këtij kodi për promovimin e transparencës dhe përgjegjshmërisë në administratën komunale.

Ajo shpjegoi se Kodi i Etikës është i bazuar në Ligjin e Zyrtarëve Publik dhe legjislacionin që rregullon etikën në punë.

“Ky kod është një dokument i rëndësishëm që synon të forcojë besimin e qytetarëve në institucionet tona,” tha znj. Hyseni.

ARKATANA

Ajo tha se ky kod po ashtu bazohet ne disa parime themelore, përfshirë: profesionalizmin, ku zyrtarët duhet të demonstrojnë kompetencë dhe të ofrojnë shërbime cilësore te larta.

Disa nga rregullat specifike përfshijnë ky kod është ndalimin e marrjes së dhuratave dhe privilegjeve që mund të ndikojnë në vendimmarrje, ruajtjen e konfidencialitetit, si dhe obligimin për të raportuar çdo veprimtari të dyshimtë që cenon integritetin e komunës.

Pas prezantimit u hap edhe debati publik ku pati disa sugjerime dhe vërejtje rreth këtij dokumenti./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.