FITORJA

Zv.ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedeljko Shpilek, vizitoi komunën e Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Zv.Ambasadori i Kroacisë në Kosovë, Nedeljko Shpilek, realizoi një vizitë zyrtare në komunën e Vitisë, ku u prit nga zëvendëskryetari i komunës, Hasan Aliu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët.

Gjatë takimit, zv. kryetari Aliu e informoi diplomatin kroat për të dhëna të përgjithshme mbi komunën, përfshirë numrin e popullsisë, komunitetet që jetojnë në këtë komunë, me theks të veçantë për komunitetin kroat, si dhe për historikun, pozitën e favorshme gjeografike, zhvillimet aktuale dhe projektet në realizim.

Ai theksoi edhe rëndësinë e tokës bujqësore dhe potencialin ekonomik të Vitisë, që paraqet një bazë të rëndësishme për zhvillim të qëndrueshëm.

Zv.ambasadori Shpilek, duke falënderuar për mikpritjen, theksoi mbështetjen e shtetit kroat për Kosovën, veçanërisht për komunitetin kroat që jeton ose ka jetuar në këto anë.

FIDANISHTJA

Ai përmendi fshatrat Letnicë, Vërnez, Vërnakollë dhe Shasharë, të cilat dikur ishin të banuara nga kroatët, por pas fillimit të luftës në Kroaci, një pjesë e madhe e këtij komuniteti u shpërngul.

“Ne brengosemi për komunitetin kroat,” tha Shpilek, duke shtuar se: “Kemi vizituar disa nga pronat në këto fshatra të braktisura dhe kemi ardhur për të parë se çka mund të bëjmë së bashku me institucionet e Vitisë, në mënyrë që të ruajmë kujtesën dhe të mbështesim çdo përpjekje për rikthimin ose përkujdesjen ndaj trashëgimisë së komunitetit kroat”.

Vizita u vlerësua si hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit mes komunës së Vitisë dhe institucioneve kroate, me theks në përfshirjen e komuniteteve dhe zhvillimin lokal gjithëpërfshirës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.