Uji Dea

Në Viti ka rritje prej 12.08% në vitin 2024, rritje të buxhetit do të këtë edhe për vitin 2025 dhe 2026

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Kuvendi komunal i Vitisë mbajti mbledhjen e gjatë të rregullt me theks të veçantë është diskutuar rreth Kornizës Afatmesme Buxhetore 2024-2026.

Kuvendi komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e 6-të të rregullt. Në këtë takim që është kryesuar nga kryesuesi i këtij organi, Bekim Azizi janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash dy propozim vendime si dhe Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2024-2026.

Në fillim të seancës kryesuesi Azizi ka njoftuar të pranishmit rreth vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Vitisë në mbledhjen e fundit.

Megjithatë shqyrtimi i pikave të parapara është bërë pas pjesës së pyetjeve të parashtruar nga këshilltarët e Kuvendit Komunal dhe përgjigjeve të dhënë nga ekzekutivi.

Ndërkaq më së shumti është diskutuar për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2024-2026 të cilët u prezantuan nga Besnik Imeri, drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim.

ARKATANA

Sipas këtij dokumenti financiar buxheti i vitit 2024 në krahasim me buxhetin e këtij viti në tërësi ka shënuar rritje prej 12,08%, konkretisht nga 14 milion e 996 mijë euro në 16 milion e 808 mijë euro.

Gjithmonë duke u bazuar në këtë dokument rritje të buxhetit do të këtë edhe për vitin 2025 dhe 2026.

Drejtori Imeri shtoj se ata do të mbajnë edhe dëgjime buxhetore për të marrë edhe mendimet e qytetarëve për orientimin e investimeve kapitale në lokalitet e ndryshme.

Ndërkaq pas prezantimit këshilltarët e Kuvendit Komunal kërkuan sqarime rreth këtij dokumenti. Si pikë tjetër në këtë mbledhje ishte propozim vendimi për themelimin e grupit punës për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit Komunal të Vitisë për vitin 2024 dhe propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit me nr: 01-110/05-395, të datës: 08.04.2022, për formimin e Komiteti për Shërbime Publike.

Përndryshe me shumicë votash të gjitha pikat janë votuar dhe do të shkojnë për shqyrtim ligjor në nivel qendror./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.