Eko Higjiena

Ligjëratë informuese për mbrojtjen nga zjarret, për situata të mundshme emergjente

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Vitisë për të ngritur vetëdijen qytetare dhe për të përgatitur komunitetin, veçanërisht të rinjtë, për situata të mundshme emergjente.

Në ambientet e Shkollës së Mesme te Ulët “Dëshmorët e Vitisë”, sot është mbajtur një ligjëratë me temën “Mbrojtja kundër zjarreve dhe shpëtimi i jetës dhe pasurisë”, me pjesëmarrjen e nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle si dhe atyre nga Shkolla e Mesme Teknike “Jonuz Zejnullahu”.

Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Viti, në bashkëpunim me Agjencinë e Emergjencave, me qëllim të vetëdijesimit dhe edukimit të të rinjve rreth masave parandaluese dhe mënyrave të veprimit në rast të zjarreve apo situatave emergjente.

Hidromorava

Ligjërues në këtë aktivitet ishin komandanti i Njësisë së Zjarrfikësve në Viti, Hetem Jakupi, dhe inspektori komunal i preventivës, Izer Salihu, të cilët ndanë me të pranishmit njohuri praktike dhe këshilla të rëndësishme mbi veprimet që duhet ndërmarrë për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur pasurinë në raste të fatkeqësive natyrore, me theks të veçantë në zjarret.

Nxënësit patën mundësi të shtrojnë pyetje dhe të marrin përgjigje direkte nga profesionistët, duke e bërë këtë ligjëratë një përvojë të vlefshme edukative dhe praktike.

Ky aktivitet është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Komunës së Vitisë për të ngritur vetëdijen qytetare dhe për të përgatitur komunitetin, veçanërisht të rinjtë, për situata të mundshme emergjente./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.