FIDANISHTJA

Në Viti ka rënie drastike të vjedhjeve të rënda

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ka theksuar se me përmbylljen e vitit 2024, po përmbushim edhe një vit të suksesshëm, sa i përket situatës së sigurisë, me rënie drastike të vjedhjeve të rënda, zbulueshmëri të rasteve në nivel më të lartë se vitin e kaluar etj.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në Viti, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, ku me theks të veçantë është biseduar për çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit të mekanizmave të rëndësishëm në këtë fushë.

Nënkryetari i komunës Hasan Aliu, duke vlerësuar lartë punën e të gjithë anëtarëve dhe të gjithë akterëve të sigurisë ka falënderuar KKSB-në, Ekipin Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), KFOR-in amerikan, FSK-në, bashkësitë fetare, komunitetet etj.

Nënkryetari Aliu tha se pavarësisht që këtë vit kemi mbajtur më pak mbledhje se vitet paraprake, së bashku kemi punuar pandërprerë për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve vitias, dhe se komuna e Vitisë është munduar që të gjitha rekomandimet të cilat kanë dalë nga ky ekip ti zbatoj.

Mobi Casa

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, ka theksuar se me përmbylljen e vitit 2024, po përmbushim edhe një vit të suksesshëm, sa i përket situatës së sigurisë, me rënie drastike të vjedhjeve të rënda, zbulueshmëri të rasteve në nivel më të lartë se vitin e kaluar etj.

Ai gjithashtu tha se, tani jemi në përgatitje për sezonin dimërorë dhe festat e fundvitit dhe bëri apel tek qytetarët që të festojnë me zemër e pa armë.

Gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, Halili e vlerësoj të qetë dhe stabile, gjithashtu ka falënderuar institucionet komunale për bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Gjatë kësaj mbledhje janë ftuar qytetarët vitias që festat e fundvitit t`i festojnë qetë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.