Eko Higjiena

PSD: Në Komunën e Gjilanit, nuk çuditemi nëse papunësia në rrethin familjar të funksionarëve e përbrenda partisë, është vetëm 4%

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kanë punësuar thuajse çdo ditë, çdo kund, me kanarë e pa kanarë, saqë deri në fund të mandatit të Alban Hysenit në familje e në parti papunësia do të bie nën 1% thuhet në reagimin e PSD-së.

Reagimi i plotë:

Kur Lëvizja VETËVENDOSJE! na thotë se papunësia në Kosovë është vetëm 4%, pra më e ulët se në BE; kur Ministri Hekuran Murati na tregon që po keqinterpretohen të dhënat e Bankës Botërore për papunësinë dhe që Qeveria Kurti krahasuar me qeveritë e kaluara ka krijuar brenda 4 viteve më shumë vende të reja pune se ato brenda 8 viteve, ata me gjasë po bazohen në Komunën e Gjilanit, rrethin familjar e në anëtarësinë partiake.

ARKATANA

Në Komunën e Gjilanit, nuk çuditemi nëse papunësia në rrethin familjar të funksionarëve e përbrenda partisë, është vetëm 4%.

Kanë punësuar thuajse çdo ditë, çdo kund, me kanarë e pa kanarë, saqë deri në fund të mandatit të Alban Hysenit në familje e në parti papunësia do të bie nën 1%.