Në të pashuarat etjet tona

Poezi nga Demush Mehmeti

Në të pashuarat etjet tona shkrihen vullkanet
Llava ndalon ngrohja mbetët e zbehët

Madhështia e aromës sate dehë dhe hyjnit
Fort dhe keq i trullos lakenjtë

Zemra e gurzuar nga ti i merr shkriftësit
Lumturia merr krahë !

PËRQAFIMI QË MË MUNGON

Po sa keq ligem e lëndohem unë i mallëngjyeri
Përqafimi i Sarës më mungon
Dua ta kam afër ashtu siç ma donë zemra
Në përqafimin fort ta shtrëngoj

Përqafoe ti e qmuara nënë e saj
Të ëmblën e zemrës sime
Përgdhele me dashuri nënave të botës
Në emër të gjyshit

Ashtu siç dinë ti foli ëmbël dhe but
Tregoj për timen dashuri
Ani edhe pse ende e vogël është e s’dinë !

DITËN QË S’TË KUJTOJ TY

Për pak e me të harruar dhe ty që s’harrohesh
Me të harruar si vetën time
Trullosur nga këto ëndrra kohe kotēsi

Do më gllabëroi verbëria dendësi errësire
Ditën që s’të kujtoj ty
As hundën time s’do e shehë ky i imi sy

E di vitet në ecje do e hanë dhe kokën time
Mosha s’më mplakë ndihem i ri
Vetëm pa ty mbetëm asgjë humbëtirë!

A MBETI KUSH PA U DJEGË

Vallë saherë të mbuluan retë rebeluara tërbim
Të djegi dielli me rrezët e tija prush

Pa u lagur kush shpëtoi
Kënd se rrahi e furishmja shtrëngatë
Kush mbeti pa u djegë

Vallë cila ishte jeta ime tëndës hapësirë
Nënë të hapurin tëndin qiell

Tregom për timin mëkat
Për rrënjën time shtrirë tëndit shtat!

NËSE

Nëse dhe vetëm një ditë do të mbetëm pa të njerëzishmen dashuri
Do tretëm si grimcë pluhuri humbur në erë
Katandisur rrugëve të kohës dredhë

Do mbetëm luspë shkrumbi palosur në buzë
Dhimbje e mbetur në derë
Do mbetem keq krejt i mjerë!

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).