Hidromorava

Konjufca: Gjithçka që prodhoi Qosja e ka formën e luftës kundër shtypjes

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, ka vlerësuar figurën dhe veprën e akademikut Rexhep Qosja gjatë seancës së veçantë të mbajtur në Kuvendin e Kosovës në nderim të tij, raporton Ekonomia Online.

Konjufca e cilësoi Qosjen si një nga figurat më të rëndësishme intelektuale të kombit, duke theksuar se veprimtaria e tij ishte e udhëhequr nga ideali i lirisë kombëtare.

“Ai ishte një nga intelektualët, shkrimtarët, veprimtarët më të rëndësishëm të kombit tonë.Çdo krijues përshkohet nga një princip suprem qëllimor i cili është forca e vërtetë shtytëse e veprimtarisë së tij. Por cili ishte principi i Qosjes?

Eco Higjiena

Elani i tij ishte liria kombëtare. Prandaj gjithçka që prodhoi e ka formën e luftës kundër shtypjes.E lufta është strategji. Bazamenti i saj i parë, shtresa e themelit, është vetëdija. Mbi të pastaj ndërtohet e sigurt ngrehina e shtetit kombëtar.

Në këtë kuptim, me të drejtë u tha edhe këto ditë që ai është rilindësi i fundit. Qosja besonte se, duke qenë një komb i rrënjosur në gjuhë, unifikimi gjuhësor i shqiptarëve ishte procesi i domosdoshëm i unitetit të vetëdijes kombëtare”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.