UBT

Në Luginë, Serbia vazhdon diskriminimin

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Preshevë – Me rastin e 10 dhjetorit, Ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut edhe Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës e ka vlerësuar situatën e të drejtave të njeriut në rajon duke e cilësuar atë drastike ku diskriminimi i shqiptaërve etnik po vazhdon përkundër apeleve të ndërkombëtarëve në Beograd, njofton “Presheva jonë”.

“Zhvillimet e ngjarjeve të këtij viti në aspektin politik dhe të (pa) sigurisë, situata e rëndë ekonomike, kufizimi i hapësirës për qarkullim të lirë, mungesa e investimeve serioze që nxitën largimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së, po i bëjnë shqiptarët e këtij rajoni qytetarë të dorës së dytë, apo qytetarë me hapësirë të ngushtuar për jetesë normale…” thuhet në një komunikatë për media te leshura sot nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut, transmeton “Presheva jonë”

Edhe bisedimet e Serbisë me Kosovën dhe me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës; së paku deri më tani, nuk sollën ndonjë relaksim dhe përmirësim të situatës në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Në aspektin ekonomik, Qeveria në Beograd nuk ka treguar ndonjë ndjeshmëri më të madhe për problemet me të cilat ballafaqohen njerëzit në këtë rajon. Jo vetëm që nuk është krijuar ndonjë strategji të hollësishme, ajo as që ka alokuar fonde serioze për të ndihmuar zhvillimin ekonomik.

UBT

Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Mrdvegjë shfaqet gjithashtu joserioz duke frenuar siç duket, çdo avancim të mundshëm në realizimin e synimeve që dalin nga Plani dhe Programi i qeverisë së vitit 2001.

Tendenca e imponimit të zgjidhjeve duke u bazuar në rezultatet të paplota të Regjistrimit të popullatës më 2011, duke e konsideruar Bujanocin komunë me vetëm 214, Preshevën me 461 dhe Medvegjën me 521 shqiptarë, duke mohuar në këtë mënyrë ekzistimin e mbi 60 mijë shqiptarëve tjerë, ilustron më së miri joseriozitetin e shtetit për ta përmirësuar gjendjen e të drejtave të qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

“Në komunën e Medvegjës, nuk pati mbase përsëri asnjë interesim për së paku hartimin e një programi serioz, për kthimin e popullatës së zhvendosur dhe të dëbuar gjatë fundviteve ’90 dhe fillimvitet ‘2000, duke dëshmuar kështu mungesën e gatishmërisë dhe vullnetit politik për ballafaqim me të kaluarën diskriminuese me karakteristika të spastrimeve etnike..” thuhet në fund të komunikatës së Këshillit për të Drejtat e Njeriut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.