Uji Dea

Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskriminim administrativ ndaj shqiptarëve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Analisti amerikan për Ballkanin, Daniel Serwer, ka trajtuar çështjen e pasivizimit të adresave në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar si një formë diskriminimi administrativ ndaj shqiptarëve në jug të Serbisë.

Në një analizë që përcjell qëndrimet e Ragmi Mustafit dhe Shaip Kamberit, Serwer thekson se komunat me shumicë shqiptare – Presheva, Bujanoci dhe Medvegja – përballen me politika që, sipas Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, përbëjnë “spastrim etnik me mjete administrative”.

Sipas tij, praktika e njohur si “pasivizim” i vendbanimit u mundëson autoriteteve serbe të çaktivizojnë adresën e regjistruar të një qytetari nëse vlerësojnë se ai nuk jeton përgjithmonë aty. Organizatat e të drejtave të njeriut kanë dokumentuar se kjo masë zbatohet në mënyrë disproporcionale ndaj shqiptarëve në Serbinë jugore.

Të dhënat e publikuara nga Iniciativa Rinore për të Drejtat e Njeriut tregojnë se mijëra shqiptarë janë hequr nga listat e votuesve si pasojë e pasivizimit të adresave, ndërsa shumë prej tyre kanë humbur të drejtën e votës dhe qasjen në shërbime bazë si kujdesi shëndetësor apo dokumentet e identitetit.

Analiza ndalet edhe te mosnjohja e diplomave të fituara në Kosovë. Megjithëse ekzistojnë marrëveshje të ndërmjetësuara nga BE-ja për njohjen reciproke të kredencialeve akademike, zbatimi i tyre, sipas autorëve, mbetet minimal. Kjo, theksohet, kufizon punësimin e të rinjve shqiptarë në institucionet publike në Serbi.

FIDANISHTJA

Serwer përmend gjithashtu mungesën kronike të investimeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, të cilat sipas statistikave zyrtare klasifikohen ndër zonat më pak të zhvilluara në Serbi. Ai paralajmëron se prapambetja ekonomike, e kombinuar me kufizimet administrative, nxit emigrimin dhe dobëson përfaqësimin institucional të shqiptarëve.

Në analizë përmendet edhe reagimi ndërkombëtar. Në SHBA, kongresmeni Keith Self ka prezantuar një projektligj që kërkon raportim mbi diskriminimin ndaj shqiptarëve në Serbinë jugore, duke e çuar çështjen në vëmendje të institucioneve amerikane.

Sipas Serwer, situata në Luginën e Preshevës është një test për standardet evropiane të barazisë dhe mbrojtjes së pakicave. Ai thekson se stabiliteti afatgjatë në Ballkanin Perëndimor nuk varet vetëm nga mungesa e konfliktit, por nga garantimi i shtetësisë së barabartë dhe përfaqësimit real për komunitetet minoritare.

Në përfundim, ai sugjeron masa konkrete, përfshirë rivendosjen e adresave të pasivizuara padrejtësisht, njohjen e diplomave, investime të barabarta publike dhe respektim të përfaqësimit proporcional të pakicave, duke theksuar se angazhimi i drejtpërdrejtë i SHBA-së mbetet kyç për adresimin e kësaj çështjeje./Telegrafi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.