Fundamenti

Në Kamenicë diskutohet për transportin publik falas, Rahimaj thotë se është mjaft e mirëpritur

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka marrë pjesë në tryezën e rrumbullakët për lansimin e raportit lidhur me iniciativën e transportit publik falas në Komunën e Kamenicës.

Kjo tryezë e cila u organizua nga fondacionin ‘Friedrich Ebert Stiftung’ kishte për qëllim që të shfaq rezultatet e transportit publik falas i cili ishte i organizuar për Komunën e Kamenicës rreth një muaj.

I pari i komunës duke falënderuar fondacionin FES për iniciativën që kishin marr në Kamenicë për transport falas, theksoi se një nga nevojat më të mëdha të qytetarëve është edhe transporti falas, e që sipas tij kjo gjë ka qenë mjaft e mirëpritur nga kamenicasit.

GRANDEMALL

Ndër të tjera Rahimaj theksoi se një gjë e tillë i shërben komunitetit për të kryer më lehtë punët e tyre të përditshme e poashtu redukton edhe përdorimin e veturave të shumta gjë kjo e cila siç theksoi ai ruan ambientin e gjelbër.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe përfaqësues nga FES si Rudina Nallbani Hoxha-menaxhere e programeve, Ramadan Duraku nga Departamenti i Trafikut dhe Transportit në Fakultetin e Inxhinierisë, Diana Vllasaliu nga IDRA e cila paraqiti rezultatet e hulumtimit dhe gjetjet mbi efektivitetin e transportit falas për qytetarët.

Ajo tha se rekomandimet kryesore nga ky hulumtim janë:
Përmirësimi i linjave të autobusëve, fushatë ndërgjegjësuese për transport falas, përmirësimi i qasjes, krijimi i hapësirave për persona me ç`asje të kufizuar, shfrytëzimi subvencioneve në dispozicion./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.