Kamenica zyrtarisht e ka Parkun e saj Teknologjik
Kamenicë – Fjalët e fushatës i mbajtëm, nga sot e kemi vendin e aftësimit, krijimit dhe mundësive të punës në tregun global ka shkruar Kadri Rahimaj.
Postimi i plotë:
Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti e Ministrin Fikrim Damka kemi përuruar projektin në vlerë prej 250,000 eurosh.
Cacttus Education në krye me znj.Vildane Kelmendi do të sjellin standard ndryshe të mundësive për aftësim profesional në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.
Kjo javë, do të jetë javë e investimeve në fushën e arsimit.