Rahimaj lavdëron urën në Koretin, por gozhdohet keq nga qytetarët
Kamenicë – Derisa Kadri Rahimaj ka lavdëruar urën e përfunduar në Koretin që ka kushtuar mbi 83 mijë euro, qytetarët janë tallur me të. Tepër shtrenjtë ka kushtuar kjo urë! Tepër e shtrenjtë qeverisja e juaj po i kushton qytetarëve të Koretinit dhe të komunës sonë ka shkruar Arsim Thaqi.
Arsim Thaqi qytetar ka shkruar: ”Kemi kërkuar urë për mjete motorike dy kahëshe e ju na sollët urë për këmbësorë e lartë dykatëshe për të arsyetuar 83000 eurot e dhëna për të! Tash kur ta ngritësh aq lartë padyshim që ngjitje atje duhet me u bërë me shkallë dhe pjerrinat në formë Z -je krejt absurde e të papërdorshme për atë kategori që e keni menduar! Tepër shtrenjtë ka kushtuar kjo urë! Tepër e shtrenjtë qeverisja e juaj po i kushton qytetarëve të Koretinit dhe të komunës sonë” shkroi ai!
Sabit Kovani: “Po çfarë ure asht kjo me çfarë vlere të madh marre duhet me ju ardhë”.
Naim Krasniqi shkroi: “Projekt gjigant valla, veç këta që kanë muajt me krye se problem u kon, hahahahha cirkuzat e njëhere”.
Sabit Ibrahimi ka komentuar:” Bravo kryetar për 4 vite një urë e ndërtove”?./rajonipress/