Hidromorava

Mbahet dëgjim buxhetor në Ajnoc, hartohet lista e projekteve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimi i radhës që është mbajtur është në fshatin Ajnoc.

Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: Shefi i Kabinetit të Kryetarit Vaxhid Rexhepaj, drejtoresha Ardita Dërmaku si dhe Zyrtari Kryesor Financiar Naser Hashani.

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

ARKATANA

Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për secilën kategori.

Kurse Shefi i Kabinetit Rexhepaj ka prezantuar para të pranishmëve projektet të cilat janë realizuar deri tani si dhe ka treguar se janë të hapur për të dëgjuar kërkesat e tjera që do të vijnë nga qytetarët.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës./rajonipress/