Hidromorava

Në haremin e Gaddafit

/ 6 minuta lexim
Mobi Casa

Qysh moti është ditur se diktatori tashmë i ndjerë i Libisë ka qenë një përbindësh, por rrëfimi i një viktime, i përcjellë për herë të parë në një libër, të publikuar javën e kaluar në Francë, ka ndihmuar që të ndriçohet dimensioni më pak i njohur i brutalitetit të Gaddafit, duke e ekspozuar atë si një sadist dhe kriminel seksual, për të cilin dhunimet ishin rutinë. Libri i gazetares franceze, Annick Cojean, The Prey: Inside Gaddafi’s Harem, paraqet një pamje shokuese për gjendjen mendore të “Baba Muammarit”, siç ishin të detyruara ta quanin viktimat e tij.

Vetëm disa ditë pasi që Soraya kishte mbushur 15 vjet, kujdestari i tij i tha se “Udhëheqësi”, siç i referohej Libia dikur Moammer Gaddafit, do të vizitonte të nesërmen shkollën e saj.

Ajo ishte përzgjedhur që t’ia dorëzonte atij buqetën me lule në shenjë mirëseardhjeje. Ishte ky një nder i madh dhe Soraya ishte tejet e ngazëllyer, në momentin kur mësuesit e veshën atë me një kostum të beduinëve. Sot ajo është e tmerruar, kur kujton ditët kur ju vodh fëmijëria.

“Isha kurban”, thotë ajo, duke përshkruar se si pasi që ishte përshëndetur nga Gaddafi, ajo u detyruan që të shkonte me përcjellësit e tij, për të shërbyer si skllave e seksit.

Qysh moti është ditur se diktatori tashmë i ndjerë i Libisë ka qenë një përbindësh, por rrëfimi i Sorayas, i përcjellë për herë të parë në një libër, të publikuar javën e kaluar në Francë, ka ndihmuar që të ndriçohet dimensioni më pak i njohur i brutalitetit të Gaddafit, duke e ekspozuar atë si një sadist dhe kriminel seksual, për të cilin dhunimet ishin rutinë.

Libri i gazetares franceze, Annick Cojean, The Prey: Inside Gaddafi’s Harem (“Preja: Në brendi të haremit të Gaddafit”), paraqet një pamje shokuese për gjendjen mendore të “Baba Muammarit”, siç ishin të detyruara ta quanin viktimat e tij.

Ai jo vetëm që e ndau Sorayan nga familja e saj, por vazhdimisht e ka dhunuar dhe e ka rrahur. Shpesh ai ka urinuar mbi të. Torturat vazhduan për pesë vjet me radh por vuajtjet e Sorayas nuk përfunduan me kaq: familja e saj e kishte dëbuar, për shkak se kishte humbur virgjërinë në një lidhje jashtëmartesore.

Tani 23 vjeçare, ajo jeton në frikë nga vëllezërit e saj: ata dëshirojnë ta vrasin, për të mbuluar turpin.

Këto qëndrime konservatore e bëjnë dhunimin një temë tabu dhe që nga vrasja e Gaddafit vitin e kaluar, është i vogël numri i viktimave të tij që janë të gatshme të flasin. Kjo e bën edhe më të jashtëzakonshme dëshminë e Sorayes, emri i së cilës është ndryshuar.

Për diktatorin, shkollat nuk ishin qendra të mësimit, por qendra për të gjetur vajza të reja dhe të paprekura. Fati i Sorayes u vulos në prill të vitit 2004, kur Gaddafi e vërejti, pasi që ajo ja dorëzoi lulet. Ai vendosi dorën në kokën e saj dhe Soraya më vonë kuptoi se ky ishte sinjali për përcjellësit e tij:”E dua këtë”.

Të nesërmen, disa femra me uniforma u paraqiten në dyqanin e udhëhequr nga nëna e Sorayas në qytetin Sirte. Gaddafi, shpjeguan ato, e dëshiron pjesëmarrjen e Sorayas në një ceremoni tjetër. Refuzimi nuk ishte opsion. Ato e morën me vete dhe për orë të tëra e vozitën nëpër shkretëtirë.

Soraya ishte e hutuar, kur dikush bëri pyetjen:”A është kjo vajza e re?” Ajo ishte edhe më e hutuar kur ju morr një mostër e gjakut nga dora.

Ato më pas e veshën me një fustan të bardhë dhe Soraya ishte e shokuar dhe e turpëruar kur u dërgua në dhomën e fjetjes së Gaddafit, ku ai qëndronte i shtrirë lakuriq në shtrat.

Eco Higjiena

“Mbylla sytë dhe i thashë vetës:’Duhet të jetë ky ndonjë gabim’. Ai më kapi për dore dhe me detyroj të ulesha pranë tij në shtrat. Nuk guxoja ta shikoja në sy. Ai më tha, ‘Mos u frikëso. Unë jam babai yt. Ashtu më quan, apo jo? Ngase do të qëndrosh dhe do të jetosh përgjithmonë me mua’”.

Më pas ai tentoi të shtrihet mbi të, por Soraya arriti ta zmbrapste disi. Ai e ftoi brenda Mabroukan, një femër e cila ishte përgjegjëse për “haremin” e tij, të cilës i tha:”Mësojeni. Edukojeni dhe ma sillni sërish”.

Mabrouka e goditi Sorayan në fytyrë dhe i tha që ti bindet Gaddafit, ngase në të kundërtën do të pendohej.

Të nesërmen, kur Gaddafi i premtoi diamante, një vilë dhe një automjet, Soraya u përgjigj:”Dua të kthehem te nëna në shtëpi”. Por përgjigjja ishte:”Harroje, tani je me mua”.

Në takimin e tretë, Gaddafi e rrahu dhe e dhunoi atë dhe në fund i tha që të dilte nga dhoma. Të nesërmen në mëngjes, Gaddafi e ftoi sërish, e detyroi të vallëzoi dhe e dhunoi prapë. Pasi që e dërgoi në banjë, ai urinoi mbi të.

Nganjëherë, Gaddafi ftonte nga disa vajza në dhomë dhe përderisa kryente marrëdhënie me to, i drejtohej Sorayas me fjalët:”Shiko dhe mëso”.

Në fund, asaj ju lejua që të telefonoi familjen e saj, por ajo kishte turp që ti tregonte nënës se çka ishte duke ndodhur.

“Ai kishte nevojë për çdo ditë për femra, disa prej të cilave kishin nga 13 vjeç. Disa herë ka dhunuar edhe meshkuj dhe atë në praninë time”, rrëfen Soraya.

Autorja e librit, Cojean, ishte në detyrë për gazetën Le Monde, kur u takua me Sorayan. Ajo gjatë disa muajve zhvilloi një numër intervistash, duke e thyer tabunë në lidhje me viktimat seksuale të Gaddafit.

Ajo erdhi në përfundim se asnjë femër nuk ishte e sigurt. Bashkëshortet dhe vajzat e ministrave dhe gjeneralëve të tij u detyruan të bëjnë seks me Gaddafin.

Ai kishte rrethuar vetën me truproje femra, për në të vërtetë këto femra të uniformuara ishin vetëm lodra të tij seksuale, të cilat i mbante pranë vetës, thotë Cojean.

Në libër gjithashtu përshkruhet se si, për Gaddafin, vizitat nëpër Universitete ishin një aventurë seksuale. Thuhet se ai kishte një dhomë të fshehtë në Universitetin e Tripolit, në të cilën “argëtonte” studentet.

Sa i përket Sorayas, ajo do të dëshironte që rrëfimi i saj të dëgjohej në gjyq. Në vend të kësaj, ajo jeton në frikë nga hakmarrja e familjes.