ARKATANA

Në Gjilan vazhdon fushata vetëdijësuese kundër dhunës në familje me moton “Familja është e shenjtë, mos e shkatërro”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me institucionet publike, ka mbajtur një aktivitet kundër dhunës në familje me moton “Familja është e shenjtë, mos e shkatërro”, në kuadër të “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës”.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, u cili e ka mbështetur këtë dhe aktivitetet tjera të kësaj natyre, ka porositur qytetarët që ta raportojnë dhunën për të mos lejuar që të bëhemi pjesë e kronikës së zezë.

“Falënderoj Mekanizmin komunal kundër dhënës në familje që është institucioni ndër-sektorial, i cili merret me parandalim dhe ndihmon çdo familje dhe rast që ka nevojë të mbrohet nga çdo lloj i dhunës. Ne jemi Komuna e parë që ka shtëpinë mbrojtëse prej vitit 2000 dhe tash po e përgatisim pavarësimin e plotë të këtyre mekanizmave dhe ndërtimin e objekteve që do ta mbrojnë dinjitetin e çdo familje e personi që ka nevojë për mbështetje institucionale”, tha Haziri.

GRANDEMALL

Kryesuesja e Kuvendit Komunal të Gjilanit, Shpresa Kurteshi-Emini, tha se ky dhe aktivitetet tjera kanë për qëllim që të gjithë së bashku si institucione ta luftojmë këtë dukuri të shëmtuar të shoqërisë.

Në fund, zyrtarja për barazi gjinore, Lindita Salihu, tha se në kuadër të shënimit të Muajit të Portokalltë, do të ketë aktivitete vetëdijësuese të vazhdueshme, që nga parandalimi, mbrojtja deri te riintegrimi dhe rehabilitimi i viktimave të dhunës në familje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.