Fundamenti

Në Gjilan përmbyllen aktivitetet për “Ditët e Mërgatës”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kanë përfunduar aktivitetet “Ditët e Mërgatës 2024”, organizuar nga Komuna e Gjilanit.
Aktivitete të shumta u mbajtën nga 25 korriku deri me 5 gusht.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha se gjallëria i’u është kthyer qytetit tonë nga ardhja e mërgimtarëve.
“Me plotë aktivitete nga më të ndryshmet, festuam së bashku”, tha Alban Hyseni.
Këto janë aktivitetet të cilat u realizuan gjatë “Ditëve të Mërgatës 2024”:
Ato nisën me ekspozitën “Ekzistenca” edicioni ll-të ku ishin artistët nga mërgata.
Pastaj u mbajt koncerti i motoristëve”Real Bikers” Ernesa Surdulli, Kreshnik Koshi nga grupi NA, Abbey Road Band dhe Bashkim Kërçeli.

FITORJA

Është mbajtur edhe koncerti organizuar nga komuna për mërgimtarët, ku kanë kënduar
Naser Berisha, Rock Bendi TNT, Nita Latifi & band dhe Albina Jakupi & band.
Aktivitet tjetër ishte edhe Festivali “N’Karadak krisin tupanat” defile dhe koncert nga përfaqësues nga shoqëri kulturo artistike nga disa shtete të ndryshme.
Këto grupe nga Italia, Greqia, Kroacia, Slovenia, Emiratet e Bashkuara dhe Qipro, kanë defiluar nëpër qytet e më pas kanë argëtuar qytetarët.
Po ashtu është mbajtur edhe “Neja e Diasporës” dhe forumi ekonomik “Njihuni me investitorët e diasporës nga Gjilani”, organizuar nga platforma mediale nga Zvicra Alb Info.
Derisa kanë kënduar Elita 5, Naser Berisha, Hekuran Bllaca, Korab Shaqiri dhe Faton Isufi.
Aktivitetet kanë vazhduar me “Cirkun Veror”, ku fëmijët janë argëtuar me shfaqje komike nga akrobatët.
Është dhënë edhe shfaqja “E vërteta” nga Teatri i Gjilanit.
Po ashtu në kinemanë e hapur është
shfaq filmi “There’s still tomorroë”.
Derisa aktivitetet kanë vazhduan me “Angros Festival-Edicioni 7”. Angros Food, Angros Rock Vibes, Angros Electronic, Angros Traditional dhe Angros Kids.
Përmbyllja e aktiviteteve “Ditët e Mërgatës”,
u bë me shfaqjen “Stand Up Comedy Night”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.