Eko Higjiena

Shala: Mos lejoni të ju mashtrojnë me një kafe!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – E ardhmja juaj është në dorën tuaj Qytetarë të nderuar gjithandej vendit tonë. Ne kur kemi filluar këtë kauzë që në thelb ka familjen dhe shtetin e së drejtës, e kemi vendosur që e gjitha të jetë e shënuar si e bardha në të zezë në programin tonë ka shkruar kandidatja Mrika Krasniqi Shala.

Postimi i plotw:
Nuk e kemi menduar se do të provojnë në çdo mënyrë të na mbyllin gojën. Por, ja që e gjitha është paraqitur para jush, në të shkruar dhe në të folur.

Me gjithë atë ne nuk do të ndalemi, sikurse e kemi paraqitur edhe në programin tonë se; – ne kemi vendosur që të bëjmë parandalimin e çfarëdo nisme ligjore, që do të cenonte statusin ekzistues ligjor të familjes, përfshirë miratimin e Kodit Civil që mundëson krijimin e familjes nga individët e gjinisë së njëjtë; Ligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar mjekësor që përcakton mundësin e fertilizimit me surrogaci dhe donatorë jashtë çiftit bashkëshortor, të njohur e të panjohur; dhe ndryshimit të Ligjit për gjendjen civile që parasheh të drejtën e ndryshimit të gjinisë.

Uji Dea

Pra, mos lejoni me votën tuaj ndryshimet që as vet nuk i doni. Mos lejoni që me ndeja, tubime dhe me një kafe të ju bindin ata që pretendojnë të fitojnë përqindje më shumë se tjerët. Realiteti është ndryshe, pasojat pastaj i bartim të gjithë.

Qëndroni me ne, dhe asnjëherë nuk do të zhgënjeheni.
Votoni Koalicionin Për Familjen 129
Voto 27 Mrika Krasniqi Shala