ARKATANA

Në Gjilan krijohet mekanizmi bashkëpunues për luftimin e veprave penale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan organizon tryezë me temë “Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, përkatësisht prokurorja Rozelida Manastiri, njëherit edhe koordinatore për veprat penale kundër ambientit, në kuadër të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në bashkëpunim dhe mbështetje të OSBE-së, ka organizuar tryezë diskutimi me temën “Roli i organeve kompetente në mbrojtjen e mjedisit, kafshëve, bimëve dhe monumenteve kulturore”.

Eco Higjiena

Gjatë këtij takimi pjesëmarrësit paraqitën arritjet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen institucionet përkatëse dhe në bazë të diskutimeve u arrit konsensus për themelimin e një mekanizmi bashkëpunues mes institucioneve për luftimin e veprave penale në fushën e mbrojtjes së mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore.

Qëllimi i kësaj tryeze ka qenë koordinimi ndërinstitucional për parandalimin, hetimin dhe ndëshkimin e veprave penale që lidhen me mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar krijimin e një mekanizmi efektiv, i cili jo vetëm ndëshkon shkeljet, por edhe promovon mbrojtjen e pasurive natyrore dhe kulturore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.