Mobi Casa

Në Gjilan arrestohen 15 të dyshuar, për lëshim të çeqeve pa mbulesë ose të rremë, keqpërdorim i kartelave të bankës dhe mashtrime kompjuterike

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori i Hetimeve Rajonale në Gjilan, pas një hetimi intensiv rreth një vjeçar, sot me datën 02.06.2025 ka realizuar me sukses një operacion policor mirë të planifikuar dhe organizuar, që ka rezultuar me arrestimin e pesëmbëdhjetë (15) personave të dyshuar. Arrestimi i tyre është bërë pasi gjatë hetimit janë siguruar dëshmi të arsyeshme se të dyshuarit kanë qenë të përfshirë në veprat penale “Lëshim i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorim i kartelave të bankës apo të kreditit” dhe “Mashtrim kompjuterik”.

Bazuar në informacionet dhe provat e mbledhura gjatë hetimit, të dyshuarit, dyshohet se në periudha të ndryshme kohore me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm për vete dhe persona të tjerë kanë përdorur të dhëna të ndryshme bankare, duke shkaktuar dëme materiale për qytetarë.

FIDANISHTJA

Operacioni është realizuar në koordinim dhe autorizim të Prokurorisë Themelore në Gjilan. Të gjithë të arrestuarit me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar në identifikimin dhe arrestimin e personave që përmes mjeteve teknologjike cenojnë sigurinë financiare të qytetarëve. Ftojmë qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë përdorimit të kartelave bankare dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes numrit 192 apo aplikacionit Lajmëro Policinë njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.