Hidromorava

Haziri për poliklinikën “Diagnoza”: Edhe në ditët më të rënda e edhe në ditët më të mira, kanë qenë gjithmonë bashkë me qytetarët

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Poliklinika “Diagnoza”, ka qenë akademi për shëndetësinë në Gjilan në vitet 90-ta, pasi qindra mjekë e infermierë kanë kryer praktikën dhe janë bërë sot ikona të qytetit ka shkruar Lutfi Haziri.

Postimi i plotë:

U nis në një kohë të pakohë, për t’u bërë shpejt adresë kryesore e pacientëve.
Me 35 vjet veprimtari, dy gjenerata të doktorëve po vazhdojnë suksesshëm me shërbimet shëndetësore në sektorin privat. Edhe në ditët më të rënda e edhe në ditët më të mira, kanë qenë gjithmonë bashkë me qytetarët.

Mobi Casa

I përgëzuam për sukseset e arritura dhe i falënderuam për kontributin e jashtëzakonshëm dhe kujdesin ndaj qytetarëve.

Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani, në krye me Lumir Abdixhikun, kryeministrin në ardhje, do të kujdesemi për përkrahjen maksimale të shtetit ndaj sektorit privat, duke krijuar lehtësira për operim sa më të suksesshëm.

Ndryshimi i madh me LDK-në po vjen më 9 shkurt.

LDK124

LumirAbdixhiku1

LutfiHaziri4

LirijeKajtazi18

ValentinaBunjakuRexhepi21

AvdylAliu67

BardhylSyla68

BesimGuda70

BëhuNdryshimi