GRANDEMALL

Në 10-vjetorin e pavarësisë, Haziri nderon dëshmorët, heronjtë dhe martirët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka nisur sot shënimin e 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, duke bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se me këtë akt po i nderojnë dëshmorët, heronjtë e martirët, të cilët u sakrifikuan për ditët e sotme.

GRANDEMALL

“Të gjithë qytetarëve të Gjilanit dhe bashkatdhetarëve kudo që janë ua uroj 10-vjetorin e pavarësisë. Në shenjë respekti për heronjtë, dëshmorët e martirët i nderojmë ata dhe familjet e tyre. Sot jam këtu me Vanesa Dubovën, e cila ka lindur 10 vite më herët dhe uroj që bashkëmoshatarët e saj dhe të gjithë fëmijët e komunës sonë dhe të Republikës sonë të jetojnë më mirë në një Kosovë më të zhvilluar dhe me mundësi më të mira”, ka deklaruar Haziri.

“Ky është mesazhi im dhe besimi im i madh që në Kosovë ka pasur mundësi të bëhet dhe të punohet më shumë. Por, ky 10-vjetor, megjithatë, e sublimon krejt atë vullnet të madh të rritës së Kosovës. Hapi tjetër i madh besojmë që do të jetë integrimi i plotë dhe barazia e qytetarëve”, ka shtuar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.