Hidromorava

“Pesë veta i paguan Alban Hyseni në zyrën për Preshevë, dhe ende nuk kanë dokumente identifikimi Lugjinasit”?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Lëvizja Qytetare “Vatra” shpreh shqetësimin e thellë mbi gjendjen aktuale të Zyrës për Preshevë në Komunën e Gjilanit. Sipas informacioneve të marra, kjo zyrë ka angazhuar 5 persona, ndërkohë që ende nuk kanë arritur të zgjidhin problemin më të madh të qytetarëve të Luginës së Preshevës, atë të mungesës së dokumenteve të identifikimit.

Reagimi i plotë:

Një çështje e tillë, që ka prekur shumë qytetarë, është një e drejtë themelore që duhet të sigurohet pa vonesa. Siç dihet, kjo zyrë, në të kaluarën, është paraparë të ketë vetëm një apo dy punonjës, por për arsye të paqarta, ajo tani ka 5 punonjës, duke nxitur dyshime të forta lidhur me shfrytëzimin e burimeve publike për qëllime politike.

Uji Dea

Për më tepër, është e qartë se pse zoti Alban Hyseni ka bërë një zgjerim të papranueshëm të strukturës, duke angazhuar 5 persona vetëm për të përmbushur ambicjet e tij politike, dhe jo për të adresuar nevojat reale të qytetarëve.

Lëvizja Qytetare “Vatra” do të ndjekë nga afër këtë situatë dhe do të angazhohet për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve të Luginës së Preshevës, duke kërkuar përgjegjësi dhe veprime konkrete.