KKVITI

Ndjekja e ëndrrës jetësore është legjitime

/ 12 minuta lexim
Uji Dea

Nga Halil Matoshi – “Freedom from want” – Liria e të dëshiruarit, e të kërkuarit, thjesht “liria nga doni”, në thelb është më qenësorja prej katër lirive që i inicioi presidenti amerikan, Roosevelt, më 6 janar 1941. Kjo do të thotë të jetosh në një situatë ku njeriu nuk ka për t’u shqetësuar për gjëra të tilla si vakti i ardhshëm po vjen, a ka për të ngrënë e pirë, se si ai mund ta veshë veten dhe fëmijët e tij, ose si të ketë një kulm mbi kokën e tij. “Want” – ‘me kërkue’, në këtë kontekst i referohet varfërisë së skajshme, siç është përjetuar nga shumë njerëz në botën e tretë.

Pamjet mjeruese që erdhën nga një kamp refugjatësh kosovarë në Hungari sikur ua prishën renditjen fjalëve të bukura të zyrtarëve qeveritarë se në vjeshtë Kosova do ta

marrë liberalizimin e vizave dhe se “do të kënaqemi tuj u shetit…”

Nëse një Qeveri nuk mund të ofrojë lumturi për njerëzit (shtetasit), së paku mos të derdhë mbi ta helm e vnerë, sepse askush nuk e dëshiron ikjen nga plangu e shtëpia, pa ndonjë zor. Njerëzit e kanë një të drejtë, sado e padukshme dhe e painstitucionalizuar në këtë shoqëri, por të cilën nuk mund t’ua marrë asnjë Qeveri, lirinë për me dëshirue. Secila fjalë e kësaj Qeverie që merr gjithçka për vete e s’jep asgjë për shtetasit, në adresë të azilkërkuesëve kosovarë është cinike, madje cenon rëndë dinjitetin dhe integritetin e tyre…

Kosova, sipas agjencive të OKB-së është vendi i tretë në botë për numrin më të lartë të azilkërkuesve, pas Afganistanit dhe Kinës dhe para Irakut dhe Iranit.

Kështu, në 44 vende të industrializuara të botës, nga pesë vendet e sipërpërmendura janë bërë 55 mijë kërkesa për azil.

Sipas të dhënave, vetëm në pjesën e parë të vitit 2011 ka pasur 10.300 kërkesa të bëra vetëm nga Kosova dhe Serbia. (Pasi që Kosova nuk është anëtarësuar në OKB, ajo nuk trajtohet si një vend i pavarur dhe kërkesat për azil vijnë nga Serbia, por shumica e tyre bëhen nga persona me kombësi shqiptare.)

Në Francë për shembull, në gjashtë muajt e parë të vitit, numri më i madh i kërkesave për azil ka qenë nga Kosova, përkatësisht rreth 2.300 raste.

Po ashtu, kosovarët përbëjnë një të katërtën e totalit të azilkërkuesve në Gjermani dhe një të tretën në Suedi.

Kosovarët përbëjnë 87% të kërkesave në Francë, 57% në Belgjikë, 37% në Suedi dhe 28% në Gjermani. Po ashtu janë mbi 4 mijë kosovarë të cilët janë në kampet e Hungarisë e të cilët së shpejti do të kthehen në Kosovë. Në Luksemburg p.sh. sikur për muajin qershor ashtu edhe për gjithë gjashtëmujorin është karakteristike se më së shumti azilkërkues kanë ardhur nga Kosova. Nga 89 sish, 23 janë kosovarë, ndërsa nga 483 personat azilkërkues të regjistruar gjatë gjashtë muajve, kosovarë kanë qenë 63. Pas Kosovës vjen në radhë Bosnja me 56.

Situatë goxha e rëndë apo jo!?

E kjo po i irriton qeveritarët kosovarë, ngase marrja e liberalizimit të vizave varet kryesisht nga frenimi i ikjes së njerëzve.

Dhe këta zyrtarë po duan që me masa policore dhe duke i fyer qytetarët e vet t’i mbajnë “dhunshëm” në shtëpi, duke ua marrë të drejtën për të dëshiruar pak lumturi, që besojnë se do ta gjejnë duke lypur azil që është sinonim për një minimum qytetërimi…

Më 6 janar 1941, presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt në fjalimin e tij inaugurues foli për katër liritë që duhej t’u ktheheshin amerikanëve dhe tërë njerëzimit: Liria e fjalës, liria e besimit, liria e dëshirimit (për kushte minimale të mirëqenies) dhe liria nga frika, që janë gur themel i një shoqërie të lirë dhe të denjë njerëzore.

Mirëpo lidhur me temën e azilit “Freedom from want” – Liria e të dëshiruarit, e të kërkuarit, thjesht “liria nga doni”, në thelb është më qenësorja.

Kjo do të thotë të jetosh në një situatë ku njeriu nuk ka për t’u shqetësuar për gjëra të tilla si vakti i ardhshëm po vjen, a ka për të ngrënë e pirë, se si ai mund ta veshë veten dhe fëmijët e tij, ose si të ketë një kulm mbi kokën e tij. “Want” – ‘me kërkue’, në këtë kontekst i referohet varfërisë së skajshme, siç është përjetuar nga shumë njerëz në botën e tretë.

Dhe siç po e përjetojnë sot kosovarët, të cilët, 63 % e tyre jetojnë me 80 centë – përkatësisht me 2 dollarë në ditë!?

Pa dashur të bëj numra, sepse kosovarëve ata u janë bërë aq të bezdisshëm, megjithatë po i përdor disa syresh, sa për të dëshmuar se jo unë por numrat “shohin” veç zi, në Kosovën e lirë e të pamvarme.

Nëse një Qeveri nuk mund të ofrojë lumturi për njerëzit (shtetasit), së paku mos të derdhë mbi ta helm e vrer, sepse askush nuk e dëshiron ikjen nga plangu e shtëpia, pa ndonjë zor. Njerëzit e kanë një të drejtë, sado e padukshme dhe e painstitucionalizuar në këtë shoqëri, por të cilën nuk mund t’ua marrë asnjë Qeveri, lirinë për me dëshirue. Secila fjalë e kësaj Qeverie që merr gjithçka për vete e s’jep asgjë për shtetasit, në adresë të azilkërkuesve kosovarë është cinike, madje cenon rëndë dinjitetin dhe integritetin e tyre… kapur nga një grusht njerëzish të fuqishëm e fodull!?

Kosova i ka jashtëzakonisht ligsht punët me numra.

Dhe në këtë kontekstin e luftës së numrave, del ministrja kosovare e Integrimeve dhe thotë: “Ka vdekë koha e azilit”!?

Tmerrësisht, Kosova e qytetarëve është e mbytur nga numrat e vegjël në e për gjithçka, kurse Kosova “e pushtetit politik” është e “mbytur” me numra të mëdhenj në e për gjithçka.

Nuk shoh vetëm zi – së kendejmi – siç më akuzojnë eksponentë dhe vegla qorre të pushtetit, nëse këta dreq numrash të thonë se shumica e politikanëve (zyrtarëve publikë) dhe deputetëve të Kuvendit të Kosove kanë pasuri mbi 1 milion euro, kurse pjesa tjetër jeton me më pak se 2 dollarë në ditë, pra më pak se sa shpenzon një lopë në BE për ushqim!?

Sipas Riinvestit 45% e popullsisë në Kosovë jetojnë me më pak se dy dollarë në ditë kurse 18% të tjerë jetojnë me më pak se një dollar në ditë.

Sipas Riinvestit, rreth 32.3% e popullsisë së Kosovës është nën moshën 16 vjeçe, kurse 63% e popullsisë është midis 16-64 vjeç. Duke përjashtuar pjesën e popullsisë e cila gjendet në mërgim, vlerësohet se popullsia në moshë pune në Kosovë përbën 59% të

popullsisë totale në Kosovë, që do të thotë rreth 1.210.000 njerëz në moshë pune.

Nga ana tjetër, norma e papunësisë është shumë e lartë për personat në moshë të re (nga 16-24) që vlerësohet 71.6%. Për më tepër 40% e numrit total të të papunëve bëjnë pjesë në këtë grup.

ARKATANA

Pothuaj të gjitha të dhënat që janë në disponim tregojnë se një e treta e popullsisë është nën moshën 16-vjeçare dhe mbi 50% e popullsisë është deri në 24 vjeç.

Në anën tjetër, vetëm Uganda ka popullsinë më të re në botë (me moshë mesatare 15 vjeçe!?), para Kosovës që ka moshën mesatare 26.30 vjeç dhe e treta natyrisht është Shqipëria me 30 vjeç.

Këta numra e implikojnë edhe tregun e punës. Shkurt e shqip, në Kosovë për çdo vit rreth 30 mijë të rinj hyjnë për çdo vit në tregun e punës…

E ku do t’i çojë këta njerëz Qeveria kosovare, nëse me masa policore ua ndalon “ikjen” nga atdheu?

Vetëm nëse do që t’i punësojë të gjithë në Qeveri!?

Kosova i ka aktualisht rreth 100 mijë zyrtarë publikë dhe sipas këtij trendi të numrave të mëdhenj, për çdo vit Qeveria punëson në zyrat e saj (në të dyja nivelet e pushtetit) rreth 7 mijë veta!?

Sigurisht që ky djali i OEK-ut (Oda Ekonomike e Kosovës) kur tha se Kosova ofron boll punë, por kosovarët janë të papunëtorë, e ka pasur parasysh t’u thoshte që të kthehen në PDK e t’i fitojnë zgjedhjet, që pastaj kryeministri t’i punësojë në Qeveri!?

Përderisa në sektorin privat merren në punë kryesisht familjarë të bartësve të bizneseve dhe kryesisht të pakualifikuar, ose me disa vende pune njëherësh, sikundër edhe përmes konkurseve diskriminuese, sidomos për gratë e moshuara.

Në këtë sektor, po ashtu numrat po përkeqësohen.

Aktualisht në Agjencinë për Regjistrimin e Biznesit janë të regjistruar 124 mijë 707 biznese. 770 biznese janë shuar gjatë periudhës janar-qershor.

Kurse gjatë periudhës se njëjtë të vitit të kaluar numri i bizneseve të shuara ka qenë 587.

Qeveria e Kosovës duhet të shpikë “revolucion ekonomik” prej lloçi, ose do të detyrohet që me dekret t’ua heqë lirinë e të dëshiruarit dhe ëndrrën e jetës shtetasve?

E në anën tjetër Kosova ka aq shume rezerva të linjitit sa do të ishte në gjendje të furnizonte tërë Evropën për 500 vjet.

Pos këtij resursi, Kosova ka kushte dhe klimë të favorshme për sektorët e bujqësisë e blegtorisë, të ekoturizmit, turizmit dimëror etj.

Por nuk ka kurrfarë plani të zhvillimit ekonomik, ama, absolutisht kurrfarë plani.

Dhe, nëse në themelet e saj BE-ja e ka intencën për me qenë shtëpi e përbashkët dhe e deterritorializuar , atëherë, t’i përbuzësh, t’i detyrosh fatkëqijtë ëndërrimtarë, me polici që të mos ikin, por të rrinë këtu, është sikur t’i mbash ata në një kamp të rrethuar me tela, policë dhe qenë. Pikërisht sikur në pamjet e kampeve hungareze.

Mirëpo në krahasim me cilësinë e jetës që disa shqiptarë kosovarë, dhe sidomos romët kosovarë e kanë në shtëpinë e tyre në Kosovë dhe në kampet hungareze, ato duken hotele. Njëri ndër ta po thoshte para kamerave, na japin tri herë të hamë, lëngje sa të duam, veshmbathje po ashtu, madje edhe lodra për fëmijët, kurrë këto s’i kam pasur në shtëpi!

Prandaj nuk qenka aq e trishtueshme rruga e azilit, ndonëse në thelb, ajo është humbje kohe, sepse pak ka gjasa që këta njerëz ta realizojnë ëndrrën e tyre jetësore, sidomos në këtë kohë, kur Europa ka hyrë në recesion e krizë financiare dhe ku ndaj azilkërkuesve po tregohet dorështrënguar dhe me zemërngushtësi të theksuar, ndaj shqiptarëve e posaçërisht ndaj romëve, që jetojnë në kushte mizerie kudo në Europë, e sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor, në Bullgari, Rumani etj.

Prandaj thirrjet e zyrtarëve publikë që azilkërkuesit do të “ndalen” me masa policore janë jo vetëm shkelje e lirisë së të dëshiruarit, por këmbë e krye edhe shkelje e të drejtave themelore të njeriut, ndërkaq t’u thuash këtyre njerëzve fatkëqij që ta duan atdheun e tyre, sepse nëse lypin azil e dëmtojnë imazhin e tij në botë dhe se e bëjnë të pamundshme marrjen e liberalizimit të vizave, është hipokrizi.

Sikur t’u kërkosh kosovarëve të mjerë të këndojnë e të kërcejnë para surles e tupanit me barkun bosh ..

Në qershorin e vitit të kaluar Brukseli i ka dorëzuar Kosovës një udhërrëfyes për liberalizimin e vizave, i prezantuar si një listë gjithëpërfshirëse reformash, të cilat kanë të bëjnë me lirinë e lëvizjes, riintegrimin dhe ripranimin, sigurinë e dokumenteve, menaxhimin e kufirit dhe migrimin, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, dhe të drejtat themelore të njeriut.

Kosova nuk ka shënuar ndonjë rezultat në asnjërën nga këto kritere, madje në disa sosh si në menaxhimin e migrimit, krimin e organizuar dhe korrupsionin i ka punët llugë.

Kosova rrezikon t’i vihen kushte shtesë për procesin e liberalizimit të vizave dhe në këtë ndikon numri i madh i qytetarëve që po kërkojnë azil në vendet evropiane.

Pos së drejtës së të dëshiruemit, është e drejtë njerëzore, që çdo person të jetojë i lirë nga persekutimi ose frika e persekutimit në bazë të racës, fesë, kombësisë, përkatësisë grupore apo orientimit politik.

Edhe pse çdo qeveri është e obliguar t’i sigurojë këto të drejta të patjetërsueshme, shumë shpesh ato dështojnë.

Kosova ka dështuar në këtë rrafsh.