Fundamenti

A do t’ia jep z.Kurti Serbisë mundësinë ta rishkruajë historinë e Kosovës apo jo?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Besa Ismaili Ahmeti – Vuçiqi në foltoren e OKB-së, me mendësinë e Millosheviqit. Po z.Kurti çfarë po bën? A do t’ia jep Serbisë mundësinë për ta rishkruar historinë e Kosovës, apo do të veprojë?

Vuçiqi foli për shkatërrimin e rendit ndërkombëtar, por natyrisht heshti për krimet e regjimit të Millosheviqit.

Foli për territore, por jo për Mladiqin, gjenocidin, njerëzit: të vrarët, të dëbuarit, të zhdukurit dhe familjet që ende presin drejtësi.Kosova nuk ishte plaçkë territoriale e fuqive të mëdha.

Ishte një popull që përballej me zhdukje, me shtypje, dëbime masive dhe dhunë shtetërore.

Mobi Casa

Në këtë fjalim dëgjohet e njëjta mendësi politike që e çoi Serbinë drejt katastrofës nën Millosheviqin. E njëjtë mbetet edhe përpjekja për ta paraqitur Serbinë si viktimë dhe për t’ua fshirë viktimave të saj historinë.

Vuçiqi u çjerrë dhe është i investuar me krejt aparatusin e vet shtetëror që propaganda e Beogradit të marrë vulën e drejtësisë ndërkombëtare ndaj katërshës së UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, JakupKrasniqi dhe Regjep Selimi.

Po Albin Kurti çfarë po bën: a do t’ia jep Serbisë mundësinë ta rishkruajë historinë e Kosovës apo jo?*karikatura e Jeton Mikullovcit JEMI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.