HW

Fitorja duhet të fitohet – jo të dhurohet

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Ilir Demolli – Për mua, nuk do të ishte aspak befasi nëse Riad Rashiti shkon në balotazh, përkundrazi, befasuese do të ishte nëse kjo nuk ndodh. Sepse Riadi fitoren dhe votën po e kërkon drejtpërdrejt nga qytetari i Gjilanit, me një program konkret dhe projekte të zbatueshme, të cilat i ka prezantuar me seriozitet gjatë gjithë fushatës. Në çdo debat është dalluar për përgatitje, qartësi dhe përkushtim, duke dëshmuar se kësaj gare i është futur për të fituar, jo thjesht për pjesëmarrje simbolike.

Për mua, befasi për të keq kanë qenë dy nga kundërkandidatët e tij, Albani dhe Arbri, për të cilët pritjet e qytetarëve kanë qenë dukshëm më të larta. Siç u pa gjatë fushatës, të dy duket se i janë qasur kësaj gare me një komoditet të tepruar, duke u ndier favoritë “në letër”, me idenë se në fund vota do t’u dhurohet nga partia, njërit nga Kryeministri, e tjetrit nga ish-kryetari.

Kjo qasje ka bërë që të duken inferiorë në fushatë, pa një vizion të qartë dhe pa një program serioz qeverisës që pasqyron nevojat reale të qytetarëve dhe të Komunës së Gjilanit.

Eco Higjiena

Prandaj, për të dy (Albanin dhe Arbrin), nëse nuk arrijnë të fitojnë pa balotazh, kjo do të konsiderohej humbje dhe ajo humbje do t’u shkaktohet falë Riad Rashitit.

P.S.
Shpresoj që Gjilani do të vazhdojë t’i befasojë me votë ata që nuk e marrin seriozisht qytetarin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.