Fundamenti

Miti i ideologjisë dhe e vërteta e persekutimit kombëtar

/ 2 minuta lexim
HW

Nga Shefik Sadiku – Etiketimi i lëvizjeve kombëtare shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore, i të burgosurve politikë dhe i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si “marksistë-leninistë” gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe sidomos pas vitit 1999 përbën një paradoks historik që synon zbehjen e sakrificës sonë kombëtare.

Eco Higjiena

Ky interpretim i gabuar duhet të hidhet poshtë përmes këtyre pikave jetike:

  1. Motivi i vërtetë i Serbisë:
    Nga viti 1912 deri më 1999, aparati shtetëror serb dhe jugosllav nuk persekutoi, burgosi, nuk dhunoi apo vrau shqiptarët për shkak të bindjeve të tyre ideologjike, por ekskluzivisht për shkak të orientimit, kërkesave për barazi dhe aspiratave të tyre kombëtare.
  2. Keqpërdorimi i etiketave:
    Ky klasifikim ideologjik përdoret kryesisht nga shtresat që kishin qëndrim indiferent apo i kundërshtuan demonstratat dhe luftën çlirimtare, duke tentuar të njollosin dhe ta irritojnë popullin nga tradita e pastër e lëvizjeve tona kombëtare.
  3. Përmasat e dhunës:
    Dhuna sistematike serbe ndaj shqiptarëve mori përmasa gjenocidale, ku qëllimi kryesor ishte shtypja etnike dhe spastrimi, e jo ndonjë luftë kundër rrymave politike majtiste.
  4. Distancimi historik:
    Ndarja e qartë e sakrificës së të burgosurve politikë dhe ushtarëve të UÇK-së nga doktrinat marksiste është e domosdoshme; lufta e tyre ishte dhe mbetet një përpjekje e pastër ekzistenciale për liri, dinjitet dhe të drejta njerëzore e kombëtare.
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.