GRANDEMALL

Ndërtohet rruga e re për në Kodrën e Dëshmorëve në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës së re te Kodra e Dëshmorëve, që e bënë më të lehtë dhe më të shpejt vajtje-ardhjen nga qendra e qytetit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen.
Ai tha se Kodra e Dëshmorëve, është vendi ku pushojnë ata që sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë.

Sipas tij me 194 metra gjatësi dhe 5 metra gjerësi, rruga e re te Kodra e Dëshmorëve do të lehtësojë qasjen në këtë vend historik ku prehen gjithë ata që dhanë gjithçka për Kosovën.

UBT

“Një projekt që nuk është vetëm rrugë, por edhe një homazh për ata që bënë të mundur rrugën tonë drejt lirisë”, tha Alban Hyseni.

I pari i komunës theksoi se gjithashtu, kjo rrugë do të ndihmojë në lehtësimin e trafikut dhe do të krijojë një lidhje më të sigurt për qytetarët tanë.

Sipas kryetarit të Komunës së Gjilanit, aty do të ketë trotuar për këmbësorët, muri mbrojtës për stabilitet dhe siguri, lidhje më e shpejtë dhe më funksionale për qytetin./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.