Fundamenti

PDK: Ndërtimi i ambulantës në fshatin Uglarë nuk po nisë as pas 100 dite prej datës së nënshkrimit të kontratës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Njëri nga projektet që pa asnjë arsye nuk ka nisur të ndërtohet është objekti i AMF në Uglarë. Sipas nenit 17.1 të kontratës së nënshkruar më datë 14 maj 2024 me kompaninë nga Ferizaji “NIKA pro ING” shpk, data e fillimit të punimeve do të jetë jo më shumë se 5 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Por janë bërë më shumë se 100 ditë dhe asnjë lëvizje për fillimin e punimeve nuk është bërë.

Reagimi i plotë:

Shumë projekte kapitale në komunën e Gjilanit nuk po nisin të realizohen sipas afateve ligjore të kontraktuara me operatorët ekonomik. Kjo tregon paaftësinë, mos punën dhe joseriozitetin e qeverisjes komunale të udhëhequr nga VV.

Fundamenti

Njëri nga projektet që pa asnjë arsye nuk ka nisur të ndërtohet është objekti i AMF në Uglarë.
Sipas nenit 17.1 të kontratës së nënshkruar më datë 14 maj 2024 me kompaninë nga Ferizaji “NIKA pro ING” shpk, data e fillimit të punimeve do të jetë jo më shumë se 5 ditë nga data e nënshkrimit të kontratës. Por janë bërë më shumë se 100 ditë dhe asnjë lëvizje për fillimin e punimeve nuk është bërë.

Ndërsa sipas nenit 17.2 të kësaj kontrate, përfundimi i ndërtimit të ambulantës duhet të kryhet brenda 24 muajve, pra në kohën e fushatës kur do të mbahen zgjedhjet komunale.

E kjo qasje e qeverisjes komunale është e papranueshme, ku për një ndërtesë një katëshe me rreth 100 m/2 e kontrakton një kompani për ta ndërtuar një ambulantë për dy vite kohë. E kjo tregon më së miri se sa janë gjasat dhe mundësitë e këtij kryetari të komunës me nis e përfunduar ndonjë projekt madhor për Gjilanin./rajonipress/