FITORJA

Ndalohet një person për punime të paautorizuara dhe përvetësime të monumenteve kulturore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, në bashkëpunim me Institutin Arkeologjik të Kosovës, kanë identifikuar aktivitete të paautorizuara në vende arkeologjike dhe më datën 10 shkurt 2025 është autorizuar Njësia për hetimin e krimeve mjedisore në kuadër të Drejtorisë së Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Prishtinë, që të ndërmarrin veprime hetimore, në çështjen penale ndaj të pandehurit D.H., për shkak të dyshimit të veprës penale “Punimet e paautorizuara dhe përvetësimet e monumenteve kulturore” nga neni 355 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, sot më datën 13 shkurt 2025, me kërkesë të Prokurorisë Themelore në Gjilan, nga policia është realizuar urdhër kontroll në lokalin e tij në Gjilan, ku janë gjetur dhe sekuestruar mbi 200 artefakte arkeologjike, prej të cilave 80 monedha janë prej periudhës së sundimit romak, bizantin dhe mesjetar.

Mobi Casa

Me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar i pandehuri D.H., në kohëzgjatje prej 48 orëve, pasi dyshohet se ka kryer aktivitete hulumtuese të paautorizuara në vende arkeologjike me pajisje detektuese.

I njëjti dyshohet për veprën e sipërshënuar penale pasi me veprimet e tij ka kryer gërmime apo hulumtime arkeologjike pa autorizimin e organit kompetent./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.