Pranga të dyshuarit gjilanas për shfrytëzim dhe keqpërdorim seksuale të fëmijëve

Gjilan – Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshëm ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/