UBT

Ndërron jetë një i burgosur, po trajtohej në Spitalin Rajonal të Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur 78 vjeçar i cili ishte në Spitalin Rajonal të Gjilanit ka ndërruar jetë sot gjatë ditës.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë opinionin publik se sot, në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946. I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”, theksohet në njoftim.

HIDROMORAVA

Siç theksohet në njoftimin e këtij Institucioni, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes./Rajonipress/