Katër aktakuza të ngritje për vjedhje e sulm dhe dy persona të ndaluar për vrasje
Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar kundër dy (2) personave dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vrasja”.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së ndalimit për t’iu afruar vendit apo personit të caktuar, kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Deklarimet e rreme”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/