FIDANISHTJA

Nazim Gagica dhe Selami Xhemaili lirojnë pozitat

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Gjilan njofton se dy drejtorët komunal nga radhët e saj, Nazim Gagica drejtor i Arsimit, dhe Selami Xhemaili drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, lirojnë pozitat të cilat i kanë drejtuar në mandatin katër vjeçar. Lirimi i pozitave vjen si rezultat i kandidaturave për zgjedhjet lokale që do të mbahen me 17 tetor, Nazim Gagica për kryetar të Komunës së Gjilanit, dhe Selami Xhemaili për anëtar i Kuvendit Komunal.

AAK në Gjilan falënderon dy drejtorët për punën e tyre katër vjeçare, si drejtorët me përformancën më të mirë në nivel lokal.

Mobi Casa

AAK mbetet e përkushtuar në fushatën zgjedhore në terren, gjithnjë në respektim të plotë të rekomandimeve nga institucionet shëndetësore dhe instruksionet e partisë nga niveli qendror sa i përket pandemisë.

AAK në Gjilan punon dhe beson fuqishëm në fitoren e kandidatit për kryetar të Komunës së Gjilanit, Nazim Gagica dhe listës fituese për Kuvendin Komunal./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.