Bislimi: Ata nuk kanë nevojë për një nga ish deputetët më të zëshëm, e një nga aktivistët më të suksesshëm të kauzës sonë në SHBA
Gjilan – Unë kam qenë tepër transparent në konceptet e mia për LDK-në. Bile, e kam tejkaluar edhe vetën, dhe përkundër të gjithave, i kam ofruar lidershipit të LDK-së gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në në sfidën zgjedhore të radhës. Por, vendimi i tyre tanimë është i kjartë, ata nuk kanë nevojë për një nga ish-deputetët më të zëshëm e një nga aktivistët më të suksesshëm të kauzës sonë në SHBA. E kuptoj këtë vendim, por assesi nuk e mirëkuptoj më thuhet në reagimin e Faton Bislimit.
Postimi i plotë:
Për të gjithë miqtë e dashamirët që kanë shprehur indinjatën e tyre për mos përfshirjen time në listën e kandidatëve për deputetë nga LDK për zgjedhjet e 9 shkurtit, dua të them vetëm një gjë: veprimtaria ime për shtetin dhe kombin vazhdon, dhe assesi nuk ndikohet nga përjashtimet si kjo!
Mbi gjithçka tjetër, për mua është kauza jonë kombëtare dhe interesi shtetror. Ata që vendosin në emër të një partie mbi bazat e mos pëlqyeshmërive personale dhe inateve, e kanë të shkurtë qëndrueshmërinë politike. Dallimet konceptuale për të mirën e partisë dhe vendit duhet parë si sharm i demokracisë dhe jo si armiqësi e sfidë personale.
Unë kam qenë tepër transparent në konceptet e mia për LDK-në. Bile, e kam tejkaluar edhe vetën, dhe përkundër të gjithave, i kam ofruar lidershipit të LDK-së gatishmërinë time për të ndihmuar LDK-në në sfidën zgjedhore të radhës. Por, vendimi i tyre tanimë është i kjartë — ata nuk kanë nevojë për një nga ish-deputetët më të zëshëm e një nga aktivistët më të suksesshëm të kauzës sonë në SHBA.
E kuptoj këtë vendim, por assesi nuk e mirëkuptoj më.
Suksese të gjithë kandidatëve të LDK-së! Iu priftë e mbara!
Kurse ne, shihemi së shpejti, pikërisht aty ku e nisëm, në Gjilan, në qytetin e demokracisë!