ZN

Haziri: Përkundër që VV e solli Gjilanin në një gropë të zezë financiare, LDK rikonfirmoi konstruktivitetin e madh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror z. Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për medie, ku ka folur për konstruktivitetin e madh të LDK-së në Kuvendin Komunal, për t’i mbështetur shoqatat që trajtojnë personat me aftësi të kufizuar.

Përkundër që VV e solli Gjilanin në një gropë të zezë financiare, duke mos realizuar asnjë plan të investimeve, LDK rikonfirmoi konstruktivitetin e madh në Kuvendin Komunal duke mbështetur maksimalisht shoqatat që trajtojnë personat me aftësi të kufizuar. LDK do t’i bëhet gjithmonë krah i mbështetjes për Handikosin, Shoqatën e të Verbërve, shoqatën Pema, nxënësit, bujqit dhe të gjitha kategoritë e shoqërisë.

Por, e keqja e madhe është që Gjilani për më shumë se tri vite ka humbur parametrat zhvillimorë, sepse synimi i kësaj administrate është punësimi i kunatave e balldëskave, punësimet klienteliste e puro partiake.

ARKATANA

Gjilani tash e tri vite e ka humbur vëmendjen e Prishtinës dhe ne si listë e LDK-së në Gjilan, zotohemi para qytetarëve se do ta rikthejmë kujdesin e Prishtinës sa u përket investimeve të mëdha.

Veç Rruga e Re e LDK-së, me kryeministër Lumir Abdixhikun, garanton investimet e Gjilanit e Anamoravës. Vota më 9 shkurt, përkthehet si votë edhe për Komunën dhe për Kuvendin e Republikës.

Gjilani dhe Kosova meriton shumë më shumë dhe shumë më mirë, tha kryetari z. Haziri thuhet në njoftimin e LDK-së në Gjilan./rajonipress/