Fundamenti

Na iku një mik e shok gazetar që ishte shembull për të tjerë…

/ 4 minuta lexim

Gjilan – Akoma nuk po i besoj kësaj “ngjarje” të dhimbshme e tragjike të vdekjes së shokut, mikut dhe gazetarit shembullor, Ganimet Klaiqi. Nuk po i besoj akoma fjalëve dhe të dhënave që sot janë publikuar nëpër portale e agjenci të tjera të lajmeve.

Duke lexuar veprën poetike të Shefik Arifit “Nektarët e një mërgimtari”, që është një vepër poetike mjaft joshëse për lexuesit tanë, me këtë rast më ipet ta citoj një varg të poezisë “U fik edhe një qiri”, ku poeti shton: “Sot edhe një qiri u fik/ Por, emri yt gjithmonë do të mbetet” i pavdekshëm! Pra, na iku një shok, por emri i tij do të jetë i paharruar tek ne.

Pas këtyre vargjeve, u ktheva tek interneti që të shoh zhvillimet më të reja tek ne. Ndalem tek portali Rajnipress dhe shoh një foto dhe një shënim të dhimbshëm. Fillova t’i lexoj ata rreshta, por nuk besoja se ka vdekur Ganimeti, një shok i zellshëm dhe shumë punëtor. U ndala për një moment. E ngushëlloj redaktorin e portalit, Musën, se ai e ka njohur më herët gazetarin në fjalë.

Dhe, shtoj: shihne kjo jetë sa është e pamëshirshme për njeriun! E pamëshirshme dhe tejet tinzare. Ajo të merr pa të pyetur fare. Të gllabëron. Të merr me krejt frymëmarrjen. Jetë sa e dashur, aq tinzare dhe e urrejtur, në këto momente. Thonë, jeta është një pikë uji, e cila, kur ta hudhesh këtë ujë mbi një enë të nxehtë, ajo vlon dhe përnjëherë zhduket. E tillë është edhe jeta e njeriut. Jeton dhe, për një moment, “zhdukesh” nga vetë jeta e jetuar…

Pra, në këtë kundrim të dhimbshëm, Ganimet Klaiqi, gazetar, nuk do të duhej të vdiste. Ai sa bëri përvojën e gazetarit shembull. Bënte shkrime të denja për aktualitetin e jetës. Shkruante dhe nuk e ndalte lapsin prej gazetari shembull…

Uji Dea

Para disa vjetësh, duke udhëtuar për në Prishtinë, se kishim punë gjer në redaksinë e gazetës “Bota sot”, në autobus e takoj Ganimet Klaiqin, gazetarin që iku e shkoi në përjetësi. U ulëm në një vend, afër njëri-tjetrit. Ky udhëtim zgjati më pak se orëve tjera. Ai fliste, fliste dhe nuk u ndalte fjalën për problemet e jetës së njeriut tonë. “Shihni, shoshte ai, – po punoj, por nuk jam i kënaqur aq. Duhet kjo jetë të ndryshojë. Ne jemi për ta ndryshuar jetën në të mirë të popullit. Kaloi ajo kohë e dhunës, skamjes, drojes, tash është tjetër kohë. Tash duhet të punojmë për ta quar vendin përpara. Na duket pak fillimi jo i lehtë, por secili duhet ta pyes vetën: “Çka mund të për atdheun tim? Secili e ka për obligim të punojë për vendin”. Etj, etj.

Ajo ditë, gjer sa u ktheva në shtëpi, nuk më hiqet nga mendja biseda e tij fort burrërore, e sinqertë, por edhe shumë bindëse dhe domethënëse. Edhe sot më rri përpara ndeja e asaj dite në karrigat e dyta të autobusit me shokun, mikun e gazetarin, Ganimet Klaiqin. Nga ajo ditë, nuk pata rastin të takohem me Ganimetin, djaloshin, gazetarin dhe profesorin më të mirë të Dardanës. Kaluan disa vite. Ganimet Klaiqin e “takoja” nëpër faqet e gazetave. Aty ishte i pranishëm me stilin e veçantë prej gazetari.

Por, ja Ganimeti na iku, por fjala e ëmbël e tij, edhe sot e kësaj ditë na mbet e vulosur tek ne. Sa dhembshëm është ky rast kur po e përkujtomë, rast i ikjes para kohe të një shoku, miku e gazetari shembull për të tjerë…

“Ganimet, ndonëse je në botën “tjetër”, ne nuk do të harrojmë. Përherë do të përkujtojmë. Ti na ishe shok, mik e njeri e shembull i lapsit prej gazetari. Na lë me dhembje, por ja jeta, ajo i ka ligjet e veta. Pra, vdekja na vjen pa adresë, pa “plan”, por edhe para kohe. Një vdekje tinzare dhe e dhimbshme… Zoti e shpërbleftë!/tefik selimi/rajonipress/