FITORJA

Musliu: Albulena Haxhiu është bërë masha e Albin Kurtit, po lejon të përdoret si armë politike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për shkak të moskrijimit të institucioneve.

Musliu madje ka drejtuar akuza ndaj deputetes Albulena Haxhiu njëherit kandidate e LVV-së për kryeparlamentare, duke thënë se Haxhiu ka vendosur të bëhet masha e Albin Kurtit.

“Shteti vazhdon të mbetet pa institucione, sepse Albulena ka vendosur të bëhet masha e Albinit. Ajo ka zgjedhur që pushtetin e Albinit ta vendosë mbi shtetin, mbi interesin e popullit, mbi të ardhmen e fëmijëve të saj. Kur individi vlen më shumë se shteti, vritet demokracia”, ka shkruar Musliu.

FIDANISHTJA

Kuvendi i Kosovës përballë bllokadës – nesër tentativa e 11-të për konstituim
Lexo po ashtu
Kuvendi i Kosovës përballë bllokadës – nesër tentativa e 11-të për konstituim
Deputetja e PDK-së tutje ka shtuar se Haxhiu po lejon që emri i saj të bëhet arma me të cilën Albini po synon të vrasë demokracinë.

“Ajo po bëhet shkaktare e një krize institucionale, politike dhe morale. Por nuk do t’ia dalin. As një mijë Albina e Albulena nuk do të mund ta vrasin këtë shtet. Do të mbeten vetëm si dy njolla në rrugën institucionale të Republikës së Kosovës. Dhjetë herë tentuan, dhjetë herë dështuan. Ne ndërkohë Donika, Mimoza dhe Peci po mundohen me i shite mend një Kosove të tërë po për me shite mend duhet fillimisht me pasë mend”, ka shkruar Musliu. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.