Fundamenti

Besim Kamberaj del në pension, një jetë të tërë kushtuar profesionalizmit dhe ndershmërisë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Besim Kamberaj gjithmonë i hareshëm, i dashur, i edukuar me motivet e bjeshkëve të Deçanit, këtë fundjavë doli në pension, ndërsa pas vetës ka lënë një bagazh të madh dhe një karrierë prej një zyrtari shembullor, atdhetar e të përgjegjshëm në çdo sekondë që punoi e veproi.

I hareshëm në punë, i hareshëm në jetën personale e kolegiale, i hareshëm edhe ditën e fundit të angazhimit të tij si zyrtar komunal dhe model për shumë gjenerata të reja.

Ky është Besim Kamberaj nga Deçani, zyrtari komunal model dhe shembull, i cili këtë fundjavë në prani të miqve, kolegëve, pushtetit komunal, rrethit familjar i dha fund angazhimit të tij shumë të përgjegjshëm dhe përkushtues në komunën e Deçanit si zyrtar i Shërbimeve Publike.

Besim Kamberaj në fakt vetëm me letra doli në pension sepse përvoja e tij dhe këshillat e tij dhënë kolegëve, po edhe qytetarëve gjatë takimeve të tij, do të jetojnë gjatë dhe do të jenë burim frymëzimi e dashurie për secilin zyrtar komunal.

I lindur, rritur dhe edukuar me traditat e bjeshkëve të Deçanit dhe i emancipuar në një familje atdhetare, Besim Kamberaj, me shumë krenari e pasion e kreu detyrën e tij, sa angazhuese, aq edhe dobiprurëse për komunën e Deçanit.

Po si e sheh vet Besim Kamberaj këtë periudhë të tij të angazhimit dhe përkushtimi institucional.
“Puna ime gjithmonë ka qenë e sinqertë, me angazhim të pashoq, me punë dhe ndershmëri kam arritur të kryej pjesën time të punës. Jam përpjekur që gjithmonë, ta dua dhe respektoj vendin dhe orarin e punës, t`i dua dhe çmoj kolegët dhe në veçanti qytetarët për të cilët edhe jemi të thirrur të jemi në ballë të detyrës” tha Kamberaj për rajonipress.

HW

Besim Kamberaj ka një apel dhe këshillë, edhe për gjeneratat e reja dhe zyrtarët komunal.
“Vetëm puna e drejtë, vetëm sinqeriteti dhe ana njerëzore, ju bëjnë krenar dhe të respektuar në mesin e qytetarëve dhe të atyre ndaj të cilëve keni obligime. Falënderoj nga zemra të gjithë zyrtarët komunal, kolegët e punës, miqtë e vërtetë dhe kryetarin e komunës, që vërtet ishim një ekip i mrekullueshëm sepse punët janë kryer me profesionalizëm të lartë dhe angazhim vetëmohues” tha Kamberaj.

Ndryshe në ceremoninë zyrtare të daljes në pension vet Komuna e Deçanit ka mbajtur një takim lamtumirës, ku Bashkim Ramosaj, me fjalë të mëdha përshkroi rezultatet e Besim Kamberajt.

“Sot, me një ceremoni të ngrohtë dhe mirënjohëse, përcollëm në pension zyrtarin e Drejtorisë për Shërbime Publike, z. Besim Kameraj, pas shumë viteve shërbim të ndershëm dhe profesional në komunën tonë.
Në emër të institucionit dhe qytetarëve të Deçanit, e falënderoj për përkushtimin, korrektësinë dhe kontributin e çmuar që ka dhënë në funksion të qytetarëve të Deçanit.
I urojmë shëndet dhe një pension të qetë e të merituar pranë familjes” kishte shkruar në rrjetet sociale Bashkim Ramosaj.

Besim Kamberaj ndryshe ka marrë shumë falënderime e mirënjohje edhe nga shumë personalitete tjera dhe rrethi familjar e shoqëror./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.