UBT

Qershori filloi e po mbaron me valë nxehtësie – temperatura mbi 35C javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Qershori filloi me valë nxehtësie e po përfundon me një tjetër valë.

Kështu po shfaqen trendet e fundit për javët vijuese. Deri në ditët e para të korriku do të mbretërojë mot kryesisht stabil, me më shumë intervale me diell. Temperaturat maksimale ka gjasa të kalojnë edhe vlerat prej 35C në pjesën e dytë të javës.

Ndonëse trendi i temperaturave duke shkuar nga korriku, shkon në rënie, disa modele japin mundësi që temperaturat do të mbesin të larta edhe mbi 35C.

Meqenëse diferenca nga vlerat mesatare janë edhe mbi 5C, gjasat janë që kjo valë nxehtësie të vazhdojë edhe në korrik.

UBT

Ndërkohë që në këto kushte të të nxehtit ekstrem, preferohet që orëve të mesditës t’i shmangemi daljeve në ambiente të hapura, dhe të mbajmë trupin më të hidratuar, e sa më shumë të qëndrojmë në ambiente të freskëta.

Në Prishtinë me asnjë vlerë të matshme të reshjeve atmosferike deri më tani, dhe në bazë të parashikimeve, ku nuk priten gjasa të larta për të reshura, ky qershor mund të jetë më i thati në 100 vitet e fundit.

Më i thatë edhe se në vitin 2012, kur në stacionin e IHMK-së u regjistruan vetëm 6mm të reshura./MendimipërMotin/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.