Ky është parashikimi i motit për sot

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimi me shpejtësi 1-4m/s
“Indeksi UV mbetet i lartë, prandaj këshillat e IKSHPK-së mbeten në fuqi edhe për ditët e ardhshme”, bën thirrje IHMK-ja. /Zëri