FITORJA

Mjerimi ka emër, Komuna e Gjilanit anulon projektin e infrastrukturës nëntokësore në rrugën “Adem Jashari”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Ndryshime drastike kanë ndodhur në projektin e infrastrukturës nëntokësore të rrugës “Adem Jashari”, ku janë anuluar tërësisht punët e parapara në tender dhe kontratën e nënshkruar me operatorin ekonomik. Pra, nuk do të ketë fare investime në infrastrukturën nëntokësore, kanalizim, rrjet të ujësjellësit, telefonisë e internetit thuhet në reagimin e degës së PDK-së.

Reagimi i plotë:

Asnjë projekt të vetëm komuna e Gjilanit nuk është në gjendje ta fillojë si duhet, e aq më pak ta përfundojë mirë e mbarë.

Pas anulimit të investimeve nëntokësore, qeverisja e dështuar e VV-së ka bërë ndryshime rrënjësore të projektit pa asnjë debat me qytetarë dhe profesionistë.

Uji Dea

Ngushtimi i trotuareve për këmbësorë me qëllim të ndërtimit të një shiriti për parking përgjatë rrugës “Adem Jashari”, është gabim dhe dështim në krijimin e kushteve për lëvizjen e lirë të qytetarëve, dhe mijëra nxënësve e studentëve të qytetit.

Të gjitha këto anulime, ndryshime dhe punime kozmetike, janë në kundërshtim me planin e mobilitetit që ka qenë i miratuar nga Kuvendi Komunal vite më parë, i cili gjendet diku nëpër sirtarët e institucioneve komunale.

Gjilani po përballet me mjerim institucional, prandaj dështimet janë të jashtëzakonshme, si pasojë e një qeverisje të paditur, paaftë dhe papunëtore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.