Eko Higjiena

Policia e Gjilanit me fushatë për ngritjen dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafikun rrugor

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti Sektorial dhe ai në komunitet të Stacionit Policor Gjilan më datën 05.07.2024 kanë realizuar një aktivitet për sigurinë në trafikun rrugor.

Aktiviteti është realizuar së bashku me fëmijët e kopshtit “Fjolla” në Gjilan, të cilët së bashku me edukatoret e tyre dhe zyrtaret policore kanë dalë në rrugë duke shpërndarë fletushka me këshilla për rregulla dhe sigurinë në trafik.

UBT

Gjatë realizimit të këtij aktiviteti fëmijët po ashtu kanë marre njohuri për sjelljet e tyre në trafik dhe respektimin e shenjave të trafikut.

Nga stafi i këtij kopshtit si dhe nga ana e qytetareve është përkrahur ky aktivitet i cili ka pas qëllim ngritjen dhe vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik për sigurinë në rruge njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/