PDK: Mashtrimi i shekullit e ka emrin – Alban Hyseni

Gjilan – A ka fund kjo tallje me qytetarët e Gjilanit? Rruga Adem Jashari dhe Zijah Shemsiu jo vetëm që janë ndërtuar pa asnjë standard, por edhe në raportin vjetor të komunës paraqiten si të përfunduara. Ky njeri ka dëshmuar se është tinëzar, mashtrues klasik dhe punët e tij kanë përfunduar njësoj si rruga Gjilan-Kllokot, një dështim total thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.
Reagimi i plotë:
A e dini çka është edhe më e rëndë?
Pika 6: Sipas Alban Hysenit, infrastruktura nëntokësore për energjinë elektrike është kryer. Gjendja faktike? ZERO punë. Nuk janë hapur as puseta, as kanale pra, është lënë hapësirë për mashtrime të ardhshme. Kabllot elektrike ishin të parapara për t’u futur nëntokë, por ato vazhdojnë të qëndrojnë njejtë, si më parë. Si mund të paguhet një projekt i parealizuar?
Pika 7: Sipas Hysenit, projekti ka përfunduar dhe është paguar në vitin 2024. Jemi në fund të marsit dhe ende ka prishje, ndreqje dhe punë të papërfunduara. A thua qytetarët nuk e shohin që ende punohet e rrugët janë të hapura?
Ky njeri ka dëshmuar se është tinëzar, mashtrues klasik dhe punët e tij kanë përfunduar njësoj si rruga Gjilan-Kllokot, një dështim total.
Ku është drejtësia? Pse askush nuk po merret me keqpërdorimet dhe keqmenaxhimin e ekzekutivit të Gjilanit?