Fundamenti

Mjedra si burim i shëndetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Mjedra është bimë barishtore nga familja e trëndafilave. Ekziston një mit grek përmes të cilit mjedra ia ka shpëtuar jetën Zeusit. Janë romakët që e kanë përhapur nëpër Evropë. Në mesjetë mjedra ka filluar që të përdoret edhe në mjekësi, e kanë mundur ta përdorin vetëm të pasurit.

Mjedrat kanë përdorim të gjithanshëm, dhe përveçqë mund të konsumohen të freskëta, ato mund të ngrihen dhe të përdoren edhe gjatë dimrit,transmeton gazeta Kosova Sot.

Uji Dea

Mjedra si antioksidues

Si fryt i tharë, xhem, pekmez, lëng dhe shurup, janë vetëm disa prej mundësive të mundshme që kjo pemë mund të përdoret. Nga gjethet e kësaj bime mund të përgatiten lloje të çajit që shëron. Mjedra, mund të konsumohet disa herë brenda ditës dhe është e sigurt edhe për fëmijët. Fryti përmban veti të shumta shëruese dhe kanë efekt të fortë antioksidues. E forcon sistemin imun, ndikon si diuretik, ndikon te sëmundjet e gojës, fytit dhe mushkërive, te diarreja, problemet menstruale, nervozizmi, problemet me vezore, temperatura e lartë. Kjo pemë ndikon mirë edhe në zemër dhe te enët e gjakut, e përmes eksperimenteve është vërtetuar se masazhi me mjedra ka ndikim pozitiv në lëkurë. Po ashtu, përmban edhe sheqer, pektinë, që ndihmon te tretja, hekur që është shumë i rëndësishëm për gjak, si dhe vitamina A, C dhe E.
(Kosova Sot)