Mobi Casa

Ministria e Drejtësisë inkurajon dënimet alternative

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në një tryezë të organizuar nga Ministria e Drejtësisë dhe UNDP-ja në Gjilan zëvendësministri Daut Xhemajli tha se inkurajimi për shqiptimin e dënimeve alternative si masë për zëvendësimin e dënimeve me burgim konsiderohet sukses, për ri-edukimin dhe ri-integrimin e personave në shoqëri , por edhe një shans më tepër për personin delikuent.

Në një debat të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe UNDP-ja që u mbajt në Gjilan me një temë që i referohej “Ekzekutimit të sanksioneve penale- rëndësia dhe mundësia e shqiptimit të dënimeve alternative” ku merrnin pjesë gjykatës, prokuror, avokat, punëtor të shërbimit sprovues u tha se dënimet alternative sidomos për personat e mitur është mirë të zbatohen edhe më tutje.

Zëvendësministri i Drejtësisë Daut Xhemajli tha se kjo ministri do të mbështes dënimet alternative duke mbështetur gjyqtarët dhe prokurorët që të shfrytëzojnë bazën ligjore dhe të orientohen sa më shumë për shqiptimin e dënimeve alternative.

Xhemajli tha se inkurajimi për shqiptimin e dënimeve alternative si masë për zëvendësimin e dënimeve me burgim konsiderohet sukses, për ri-edukimin dhe ri-integrimin e personave në shoqëri , por edhe një shans më tepër për personin delikuent i cili përmes shërbimit sprovues, i ri-socializuar do t`i kthehet apo do të jetë pjesëtar i barabartë në shoqëri pa iu nënshtruar burgimit ose izolimit klasik.

Uji Dea

“Reduktimi i përdorimit të burgimit, veç tjerash është edhe tregues i demokratizimit të shoqërisë, sidomos duke patur parasysh që burgimi nuk kontribuon çdo herë në zvogëlimin e kriminalitetit, bile shpesh herë ka edhe efekte negative, sidomos tek të miturit dhe personat të cilët për herë të parë kryejnë vepra penale, apo për herë të parë bien ndesh me ligjin” tha Xhemajli.

Xhemajli tha se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të përkrah Shërbimin Sprovues duke u krijuar kushte më të mira për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Në këtë tryezë ka folur edhe Zyhdi Haziri kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan dhe Agron Uka nga Prokuroria Themelore e Gjilanit të cilët janë angazhuar dhe kanë kërkuar që më tepër të përdoren dënimet alternative.

Në tryezë kanë diskutuar edhe Vehbi Ismajli avokat i cili ka referuar mbi Rolin e avokatit në shqiptimin e dënimeve alternative dhe Hirmize Halimi si udhëheqëse e drejtorisë regjionale të Shërbimit Sprovues të Kosovës është fokusuar më shumë në shqiptimin e dënimeve alternative në regjionin e Gjilanit./rajonipress/